Showtime

I dashuri i nënës së Neymar pëson një aksident, dërgohet me ambulancë në spital

06/03/2020 13:04
nga:N S

I dashuri i nënës së Neymar ka pësuar aksident raporton The Sun.

Nadine Goncalves, thuhet se kishte thirrur ambulancën pasi raportohet se  Tiago Ramos preu krahun, transmeton GazetaBlic.

Dyshja kanë bombarduar titujt e mediave pasi u lidhën në një romancë me bekimin e futbollistit të Paris Saint-Germain.

Një fqinj zbuloi për gazetën me qendër në Rio Extra se ata kishin dëgjuar britma para incidentit të së martës në mbrëmje në një apartament në qytetin portual të Brazilit, Santos.

Një njeri i cituar nga shtypi brazilian, këmbënguli: ‘Kishte një aksident në shtëpi me Tiagon. Nadine mendoi më së miri që të kërkonte një ambulancë si masa paraprake, por ato janë mirë. Cdo gjë është në rregull’.

Gazeta gjithashtu thoshte se Tiago kishte marrë qepje për një prerje të thellë mbi bërrylën e tij. Nuk ishte e qartë menjëherë se a mbeti në spital apo shkoj në shtëpi.

Lajmet për “aksidentin shtëpiak” e konfirmojnë raportet e fundit në shtypin brazilian që Nadine dhe Tiago po takoheshin përsëri pasi i dhanë fund lidhjes së tyre të shkurtër më 21 maj.

Nadine, e bëri publike lidhjen me 11 prill.

/GazetaBlic/