Sporti

I “çmenduri” Damian Lillard – 47 pikë përballë Dallas Mavericks, por nuk mjaftuan

01/24/2020 08:55
nga:M K

Damian Lillard ka shkëlqyer në ndeshjen që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtës, sipas kohës tonë lokale.

Skuadra e tij Portland Trail Blazers u mposht nga Dallas Mavericks’u i yllit slloven, Luka Doncic, që realizoi 27 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime në 34:40 minuta lojë, përcjellë GazetaBlic.

Megjithatë, performanca e Lillard ishte përtej çdo niveli. Ai shënoi hiç më pak se 47 pikë nga 125 sosh sa pati ekipi i tij në këtë përballje, e që i bie afro 37% e totalit të pikëve. Përveç kësaj, ai shtoi edhe 6 kërcime e 8 asistime, për ta përmbyllur një natë të paharrueshme për të.

Portland’i me këtë fitore ka bërë një hap pozitiv drejt “Play-Offit”, megjithëse ende është herët për të folur për fazën finale të kampionatit elitar në një nga sportet më të popullarizuara në Amerikë.

Në anën tjetër, për Mavericks kjo ishte humja e 16’të, krahas 28 fitoreve në 44 ndeshje.

/GazetaBlic/

02/05/2020 23:44

Super-ndeshje në NBA, mësoni ato të cilat janë në program