Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka vizituar panairin me prodhime ushqimore tradicionale e artizanale.
Aty ai ka takuar përfaqësueset e OJQ ‘Begatitë e Batllavës’, për të cilët tha se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Ky Panair përtej ekspozimit të prodhimeve ushqimore tradicionale si dhe veshjeve kombëtare, flet qartë për një punë të madhe e jo pak të mundimshme, por e cila është e domosdoshme për ruajtjen e traditës sonë” shkruan Hyseni në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi vizitova Panairin me prodhime ushqimore tradicionale e artizanale, ku takova përfaqësueset e OJQ “Begatitë e Batllavës”, të cilat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
Ky Panair përtej ekspozimit të prodhimeve ushqimore tradicionale si dhe veshjeve kombëtare, flet qartë për një punë të madhe e jo pak të mundimshme, por e cila është e domosdoshme për ruajtjen e traditës sonë!