Lajme

Hyseni thotë se ka masa të pazbatuara sa i përket MSA-së

04/12/2017 13:22
nga:A. R.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, lidhur me zbatimin e marrëveshjes dhe progresit të arritur, sa i përket zbatimit të masave, që lidhen me zbatimin e MSA-së, e të cilat bien në fushëveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hyseni tha se është arritur progres në këtë fushë, por ka dhe masa të pazbatuara.