Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni, i cili është me profesion edhe mjek ka folur për problemet në shëndetësi dhe se çfarë duhet të bëhet për të gjetur një zgjidhje të tyre.
Hyseni tha se duhet me investu në kuadro në institucione arsimore dhe se duhet të ketë investime të qarta në infrastrukturë.
Ai tha se duhet të bëhet një ndryshim rrënjësor pra duhet të ndërtohet një Qendër Klinike Universitare e Re.
“Problemi në shëndetësi është kompleks, duhet me investu në kuadro, duhet me investu në institucione arsimore pra Fakultet të Mjeksisë, duhet me pas investime të qarta në infrastrukturë, aparatura dhe krejt këto kur i bën bashkë na del që projekte të cilat kanë qenë deri sot asnjëherë s’kanë arrit me i përmbushëtë gjitha këto standarte që duhet. Pra… e rinovon gjenekologjinë dhe i jep një pamje të bukur koridoreve por si ja bën me banjon që është 50 metra larg dhomes së pacientes në një gjendje që është vështirë me pas qasje. Pra sërish nuk arrin ti me e përmbush atë që është shumë e nevojshme për këta pacientë që kanë nevojë me pas edhe si shërbim por me e pas edhe si infrastrukturë që i’u shërben gjendjes së tyre faktike. Nisur nga kjo ka dalë e nevojshme që fillimisht me u diskutu që me u ba një ndryshim rrënjësor”
“Ky ndryshim rrënjësor ka dalë që duhet të fillojë nga QKUK-ja…. Qendra Klinike Universitare nuk i plotëson këto kritere dhe duhet me e ba një hap të madh.. ky hap i madh është i guximshëm ku duhet me u ba një Qendër Klinike Universitare e re e cila këto standarte jam shumë i sigurtë që edhe ka me i plotësu por edhe njerëzit kanë me u ndje ndryshe dhe qasja dhe besueshmëria ka me qenë ndryshe me një rezultat shumë më të mirë.Ky si projekt fillimisht është diskutu me ekspertë të ekonomisë dhe financave se si është e mundur me u siguru buxheti dhe del që gjysmën mund të kontribuojë Qeveria dhe gjysma tjetër të jetë në formë të kredisë. Llogaria është që të jenë rreth 500 milion euro investime. Duhet një qasje e guximshme edhe e analizuar mirë” tha Hyseni në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.