Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se mikpritja llapjanë është e veçantë, derisa është pritur nga disa familje në Podujevë, raporton Gazeta Blic.
“Përkrahja dhe përcaktimi i familjeve të shumta gjithandej Llapit e Gollakut, është një nder i jashtëzakonshëm. Hapja e dyerve të shtëpisë dhe rreshtimi krah nesh i familjeve të panumërta në ringritjen e së djathtës, përtej besimit, është përcaktim për ruajtjen e normave shoqërore”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mikpritja llapjane është e veçantë, e në këtë frymë u mirpritëm në familjet Abdullahu, Restelica dhe Segashi, në Podujevë.
Përkrahja dhe përcaktimi i familjeve të shumta gjithandej Llapit e Gollakut, është një nder i jashtëzakonshëm.
Hapja e dyerve të shtëpisë dhe rreshtimi krah nesh i familjeve të panumërta në ringritjen e së djathtës, përtej besimit, është përcaktim për ruajtjen e normave shoqërore.
Vullneti dhe besimi juaj, do t’i sjellë Llapit dhe Kosovës ndryshimin e nevojshëm!