Sporti

“Hysaj mund të ishte transferuar në Chelsea”

10/11/2018 17:49
nga:Lorik J

Agjenti i Elseid Hysaj ka zbuluar se lojtari mund të ishte transferuar tek skuadra e Chelsea në këtë verë.

Ai mund të ishte bashkuar me trajnerin Maurizio Sarri tek ekipi i Premierligës, por në fund vendosi që të vazhdojë karrierën në Serie A, shkruan GazetaBlic

“Ata që e kritikojnë atë ndoshta kurrë nuk bëjnë gabime, por pjesa tjetër janë thjesht tifozë,” tha Mario Giuffredi në Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nëse nuk do të kishte klauzolë, ai ndoshta do të kishte shkuar në Chelsea këtë verë, njerëzit harrojnë se ai ishte një nga dy ose tre më të mirët në Evropë, sezonin e kaluar.”

“Ju të gjithë mund të flisni, por ai përgjigjet në fushë”, përfundoi agjenti i Hysaj.

/GazetaBlic/