BLIC.TV

Hyrja e NISMËS në Kuvend, do ta lë jashtë këtë kandidate për deputete

11/22/2019 22:35
nga:A. R.

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka qenë pro anulimit të votave të ardhura nga Serbia.

“Pavarësisht a do të bëhem deputete, qëndrimi ynë është parimor që të mos pranohen votat nga Serbia”, ka thënë ajo për Blic Intervieë me Astrit Gashin.

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë Kuvendit. Sepse nga hyrja e Nismës në Kuvend, ne si koalicion do ta humbim një deputet”.

Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk e ka vënë interesin personal, duke e dëmtuar të mirën e përgjithshme.

Kuçi duke e komentuar ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos anulohen votat nga Serbia, tha se kjo ishte arsyeja pse e ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.