Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,.
I njëjti u kap pasi gjatë kontrollit i është gjetur në valixhe një revole me katër fishekë.
“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”