Lajme

Huston po përballet me stuhinë më të madhe në histori

08/28/2017 08:28
nga:M H

Qyteti i Hustonit është përballur me stuhinë më të madhe në historinë e shtetit të Teksasit, thonë zyrtarët, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 75 cm shi ka rënë në vikend gjatë kësaj jave duke shndërruar rrugët kryesore në lumenj dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.

Qindra rrugë janë mbyllur në të gjithë qytetin, spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.

Sipas Shërbimeve meteorologjike kushtet e tanishme nuk është se janë dëgjuar në të kaluarën që ta kenë goditur këtë vend.

11/14/2017 18:42

Paralajmërohet stuhi e fuqishme në këtë vend