Hungaria dhe Zvicra përballen në ndeshjen e parë të ditës në ‘Euro 2024’.
Ky takim vlen për Grupin A, atje ku Gjermania e mposhti mbrëmë Skocinë në ndeshjen hapëse, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00, me Xhakën që do të luajë nga minuta e parë, kurse Shaqiri është lënë në stol.
HungariaXI: Gulácsi; Lang, Orbán, Szalai; Fiola, Ádám Nagy, Schäfer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga.
Zvicra XI: Sommer; Schär, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Duah, Aebischer, Vargas.
/GazetaBlic Sport/