Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të ulet e të bisedojnë më kryeministrin Kurti dhe jo të dërgojë mesazhe përmes mediave.
Humolli këtë e tha në një përgjigje për GazetaBlic, ku iu referua këshillës së Ramës drejt Kurtit për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë.
“Për këtë ka nevojë që të ulet me kryeministrin e Kosovës, të bisedojnë, pa dërguar mesazhe përmes mediave”, tha Humolli.
“Gjatë luftës së dytë botërore, oficerët partizan të brigadave të Shqipërisë kanë kërkuar që në Kosovë të bashkëpunojnë me ata serbë, kanë shkuar deri me kërcënime kundër shqiptarëve të Kosovës, kurse fshatarët tanë ju kanë treguar se nuk duhet t’iu besojnë serbëve, sepse na “prejnë në besë”, shtoi ai.
Humolli thotë se duhet të koordinohen veprimet, pasi sipas tij, as Shqipëria nuk mund të ecë pa Kosovën.
“Kam dëgjuar nga fshatarët tanë që thonin se Enver Hoxha kishte deklaruar, pas vitit 1948, se fshatarët e Kosovës janë treguar më të menqur se udheheqësit e Shqipërisë. Duhet me marrë mësim nga historia, me mbështet Kosovën dhe me i koordinu veprimet sepse edhe Shqipëria nuk mund të ecë pa Kosovën”, shtoi ai.
Sipas Humollit, sjellja e politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë është në dëm të kombit, madje sipas tij: “Shqiptarët e 10 Qershorit të vitit 1878 kanë qenë në nivel të përgjegjësisë, më shumë se ata 10 Qershorti 2024”.
“Kjo sjellje e politikanve tanë në Kosovë dhe Republikën e Shqipërisë është dëm për kombin tonë, derisa shovenizmi serb bashkohen dhe i koordinojnë veprimet kundër popujve të Ballkanit”
“Shqiptarët e 10 Qershorit të vitit 1878 kanë qenë në nivel të përgjegjësisë, më shumë se ata 10 Qershorti 2024”, përfundon Humolli për GazetaBlic.