Opinion

Humnera e Klanit Pronto- Poshtë Thaçi

03/26/2018 13:52
nga:Haki Abazi


Nuk kanë kaluar as një javë që nga ratifikimi i marrëveshjës për demarkacionin dhe gjithcka po shkon në drejtimin e ditur
.

Liberalizimi vizave asnjëherë nuk është garantuar me ratifikimin e vetëm demarkacionit por me një seri kushtesh që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare kanë vendosur dhe autoritetet Kosovare i kanë pranuar në faza të ndryshme që nga fillimi i dialogut.

Ajo që është e qartë dhe po ju thuhet haptazi autoriteteve Kosovare është se ata kanë nënshkruar marrëveshjet me dëshirë përfshirë edhe këtë për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tani duhet zbatuar. Kjo mundë të jetë befasi vetëm për Thacin dhe Edita Tahirin e Blerim Shalën askënd tjetër. Këta janë negociatorët cuba, të pamenqur që kane vënë vendin në gërsheret më të mprehta të historisë së re. Nuk dua të them se sa naiv janë poashtu njerëzit e analistët që kanë menduar se vërtet demarkacioni është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave dhe kushtimisht thënë janë bërë hisedarë të presionit për të ratifikuar marrëveshjen. Ju lutem merrni përgjegjësinë publike dhe së paku kërkoni një falje simbolike.

Këto qëndrime të Bashkimit Evropian janë aq jo parimore sa në njërën anë kërkojnë luftim të krimit e korrupcionit e në anën tjetër dorëzojnë Azem Sylën procesit të mbrendshëm kur e dijnë mirë se cfarë presioni dhe shantazhi e kërcnime ka për gjyaktësit vendorë. Drejtësia ështe kapur ashtu siq janë të kapura te gjitha institucionet e vendit. EULEX është I kapur gjithashtu. paradoxi tjetër është se kërkojnë shoqëri multietnike e respektim të drejtave minoritarë në anën tjetër kërkojnë mekanizma ekstrakushtetues për të pamundësuar edhe komunikimin dhe veprimin e kësaj shoqërie.​

I gjendur para kësaj situate të mjërë e paradoxale tani Thaci si duket është i gatshëm të vazhdojë thellimin e greminës ku ka rënë . Ai si duket ka bindur bashkëpunëtoret e tij që duhet hartuar nje statut të Asociacionit kinse për të hedhur në tavolinë nje draft statut. Ky është një tentim emitimi të atyre që së fundmi kanë dalë me versione të zgjedhjes së problemeve Serbi- Kosovë, i vetmi dallim është që Thaci as nuk ka dije e as nuk ka forcë e kredibilitet te imponojë asnjë gjë. Hyrja në valle do të thotë edhe gadishmëri që në fund të pranosh cfarëdo që e siguron mbajtjen në lojë dhe kontrollin politik e financiar të klanit të tij. Por a beson ndokush Thacit se ky ka ndonjë qëllim të mirë. Të gjitha angazhimet e tij kanë përfunduar në dëm të vendit. Më pak kontrollë, më pak sovranitet, më pak kredibilitet, më pak territory, më pak njohje dhe më pak zhvillim.

Frika se po i rrëshqet kontrolli nga dora kontrolli dhe rezultatet e dobëta të PDK në zgjedhje e ka aktivizuar Thacin dhe komapaninë e tij në tentimin për ta shkatrruar VV. Ky është një vendim dhe tentimi i pasuskseshëm dhe ka treguar që orgnizmi kundër tij dhe kundër qellimkqinjëve është fomrë për të fituar. Suksesin e pjeseshëm i ka siguruar ligështsia e Haradinajt që po e mban Thacin ne këmbe prej qelqi. Kjo nuk do të shkoj larg sepse strukturat e PDK në terren janë në shkapërderdhje. Ata edhe vet kane kuptuar se PDK është një grup interesi që ka bërë kompromiset e skajsjme për të siguruar fuqinë e një grushti njerëzish në politikën dhe kontrollin e Kosovës. Por kush janë përfituesit, vetëm Kosovarët jo bile as vet antarësia e gjërë e PDK. Një rrëshqijte drëjt Nismës është reale dhe sigurisht që cdo njeri i mirë i PDK do të largohet nga PDK për të mos u fundosur në anjën që një analfabet është kapiten.

Pas demarkacionit ku ishte aktivizuar edhe ambasada Amerikane, LDK duhet të rimendojë mirë pozicionin e vet. Edhe ashtu një numër i madh i njereëzve përmbrenda LDK që dikur kanë refuzuar demarkacionin, duke ndryshuar qëndrim kanë humbur jashtëzakonisht shumë mbështtjen e anëtarëve të LDK. Skenari me të cilin LDK vazhdon të mbështet Thacin për asociacionin do të ishte vetvrasje politike pavarësisht se kush e kërkon.

Thaci po tentonë që ta shes ulësen në OKB si një mundësi fitoreje, kjo është vetëm nj fazë tjetër mashtrimi që nuk i hyn askujt në punë. Ulësja ne OKB sipas modelit të Bashkimit Sovjetik per Ukrainën dhe Belorusinë është farsa më e madhe që mund të tentohet të shitet si sukses. Kosovës i duhet procesi integrimit Evropian, njohjet nga pesë shtetet e BEsë, krijimi ushtrisë, funksionalizimiii gjyqesisë së pavarur, hapja e rasteve të krimeve politike në Kosovë dhe zhvillim ekonomik që gjeneron vende pune. Asnjë agjendë tjetër nuk i ndihmon vendit të dalë nga kriza ku e kanë zhytur këta që tani po e thellojnë hendekun me marrëveshje të cilat as vetë kurrë nuk i kanë marrë vesh. Këta i kanë quajtur fluska bore por në fakt po kthehen si thika të celikut që po e therrin shtetësinë dhe të ardhmën vendit përgjithmonë.