Sporti

Humbja nga Kosova e lë Azerbeixhanin pa trajner

12/12/2018 17:22
nga:M K

Kombëtarja e Azerbeixhanit ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi Gurban Gurbanov ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit, shkruan GazetaBlic.

Gurbanov kishte nënshkruar marrëveshje gjashtëvjeqare me federatën e Azerbeixhanit, mirëpo humbja nga Kosova si duket ka qenë njëra nga arsyet pse ai ka dhënë dorëheqje.

Kontratën e kishte nënshkruar në vitin 2017, por që shumë shpejt e ka ndërprerë për shkak të dështimit në Ligën e Kombeve.

Sipas mediave, Gianni De Biasi është në bisedime për t’u bërë selektor i përfaqësueses azeke.

Ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje, derisa ne do t’iu njoftojmë për çdo risi eventuale.

/GazetaBlic/

06/16/2019 21:23

Shkuan për vikend në Shqipëri, kolona të gjata të kosovarëve në kufi