Opinion

Humbja e Zafirit

10/28/2017 15:23
nga:Blerim Çoçaj

 

Shkruna: Blerim Çoçaj

Zafir Berishës i është shuar edhe një herë ëndrra për t’u bërë
kryetari i Prizrenit. Ai, në zgjedhjet e 22 tetorit nuk arriti të hyjë as në balotazh.

 

Për dallim nga viti 2013, sivjet pati rënie të votave. Siguria në fitore, i rezultoi me zhgënjim. Rruga e vetme për ta bërë së paku Nismën me pushtet i ka mbetur balotazhi.

 

Zafiri është i vetmi kandidat, jo vetëm në Prizren, që është përballë linçim. Decertifikimi nga KQZ-ja me arsyetimin se “është dënuar për vjedhje të rrymës”, Zafës i ka kushtuar në votë.

 

Pavarësisht fitores të së drejtës në Gjykatën Supreme, fushata linçuese ndaj tij, vazhdoi nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conenell.

 

Ky nuk nguroi ta quan edhe kriminel!

 

Përgjigja e Zafirit, ndërkaq ishte tepër e rëndë dhe ofenduese. Kërkimfalja nuk kompensoi gafën e tij, që bëri në drejtim të Ambasadori i Britanisë së Madhe.

 

Ofendimi i Ruairi O’Conenell, u bë temë kudo në Prizren.
Por, nuk ishin vetëm këto dy faktorë që ndikua në humbjen e zgjedhjeve të Zafir Berishës. Ai, bëri edhe shumë lëshime të tjera.

 

Gjatë debateve me kundërkandidatët, Zafiri u tregua tepër i “moderuar”.

 

Nuk ishte Zafiri i vërtetët !

 

Artificial !

 

Dallonte shumë nga Zafiri, që qytetarët e njihnin prej vitesh.

 

I ashpër ndaj rivalëve !

 

Akuzues deri në pikë të fundit!

 

Asnjë fjalë për keqqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së në Prizren.

 

Ai, dukej sikur e kishte krijuar një komoditet të tepruar të fitores për në balotazh.

 

Ose llogariste në rezultatin e vitit 2013!

 

Zafiri nuk arriti të kuptojë se gara e 22 tetorit të këtij viti, dallonte shumë nga viti 2013. Sepse, përballë nuk e kishte Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.

 

Muja, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2013, kohën më të madhe të fushatës e kalonte në gjykatë, ndërkaq Eqrem Kryeziu i LDK-së, ishte një kandidat i harxhuar dhe i ndëshkuar nga qytetarët për keqqeverisje në vitin 2007.

 

Rivalët ishin të një kategorie tjetër.
Zafiri është përgjegjës edhe për moszgjerimin e Nismës në Prizren. Ky subjekt politik në dy palë zgjedhje nacionale, pothuaj ka marrë vota në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Kjo votë nuk është identifikuar e as ruajtur.

 

Nisma, ka pasur dhe ka mundësi të zgjerohet me nëndegë në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Nuk mjafton angazhimi dhe ofrimi i kuadrove vetëm në prag të zgjedhjeve.

 

Zafiri duhet ta lexojë drejt rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit.
Nuk fitohet me ëndrra !
Ps. Në vijim humbja e Lulëzim Kabashit

11/20/2017 12:36

Çoçaj komenton rezultatin në Prizren, AAK nuk ia solli asnjë votë PDK-së