Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka folur për humbjen e garës së Arben Vitisë në zgjedhjet komunale në Prishtinë.
Konjufca, i ftuar në emisionin Desku në Kohavision, ka thënë se vala e tretë e pandemisë ndikoi që Arben Vitia të futej shumë vonë në garë.
“Arben Vitinë e ka dëmtuar vonesa e kyqjes në garë, nuk kishte si ja bënte ndryshe, pikërisht kur dëshironte të vizitonte lagjet e Prishtinës ishte vera, kur do të ishte koha ideale por neve na goditi fuqishëm vala e tretë e Covidit”.
“Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë vendosur për këtë opsion që të shtyhet fushata, duke lënë pozitën në Ministri për Prishtinën kur qyetetarët e Kosovës po vuanin nga Covidi 19”
“Kur ra numri i valës së tretë dhe u qetësua pandemia, u kyq por ishte vonë”.