Fit&Sexy

Humbja e peshës, tri pijet që janë më efektive se uji me limon

04/23/2018 14:36
nga:A. R.

Fillimi i ditës me një gotë me ujë me limon është bërë një ritual për shumë njerëz që kërkojnë të humbin peshë shpejt. Lajmi i keq! Dietologët pohojnë se uji nuk do të rrëzojë kilogramët e tepërt si me magji , por këto shtojca apo disa pije të tjera përshpejtojnë nmetavolizmin, duke bërë që aparati tretës të asimiliojë më shpejtë vlerat ushqyese e të sekretojë toksinat, apo të përshpejtojë tretjen e yndyrnvave duke parandaluar grumbullimin e tyre.

Kafe
Hulumtimet tregojnë se dy deri në tre gota kafe para stërvitjes ju nxisin të ushtroheni më shumë, por në të njëjtën kohë të njëjtat ushtrime që bënit pa pirë kafe, do të kërkojnë më shumë energji dhe kjo përkthehet në më shumë kalori të djegura. Një studim në Journal of Sports Medicine dhe Physical Fitness zbuloi se nëse pini kafe përpara palestrës do të ushtroheni thuajse 20% më shumë. Shënim: Efektet do i japë nëse kafes nuk i shtoni shumë sheqer të bardhë, krem apo ëmbëlsues të tjerë
Ujë
Deri më tani e keni ditur gabim ! nuk është uji i ngrohtë ai që përshpejton metabolizmin, por uji i ftohtë !Në këtë mënyrë trupi juaj do të shpenzojë më shumë energji për të mbajtur të pandryshuar temperaturën e organizmit.Nëse do të pini 3 gota ujë të ftohtë mund të ndihmoni trupin të djegë 100 kalori më shumë. Nëse e bëni këtë gjë çdo ditë do të humbnit 10 kilograë gjatë një viti, sigurisht duke ndjekur dhe një regjim të shëndetshëm ushqimor.
Çaj jeshil
Çaji jeshil është një pije që ka zero kalori dhe mund të nxisë djegien e yndyrnave dhe humbjen e peshës. Në një studim, pjesëmarrësit të cilët pinë katër gota çaj jeshil përditë për dy muaj humbën gjashtë kilogramë më shumë se ata që pinë vetëm ujë të pastër. Burimi: HEALTH

03/30/2018 08:52

Si të humbisni në peshë ndërsa flini