Fit&Sexy

Humbja e pashpjegueshme e peshës, simptomë e kancerit

01/11/2018 07:45
nga:E Sh

Shumë njerëz janë në gjendje të bëjnë çmos për të humbur peshë, por nëse nuk ka ndonjë arsye të qartë se përse po e humbni peshën, atëherë kjo mund të jetë indikator i një sëmundje serioze.

Një sëmundje serioze shumë lehtë mund të injorohet apo ngatërrohet me sëmundjet sezonale, transmeton Telegrafi.

Por nëse nuk keni pasur ndryshime në dietë dhe stil të jetës dhe prapëseprapë po humbni peshë, shkoni në vizitë te doktori – kanceri mund të jetë shkaktari prapa kësaj humbje të peshës!

Dr. Sarah Brewer ka shpjeguar për ‘Mail Online’ se përse humbja e pashpjegueshme e peshës është gjë e keqe.

“Nëse e humbni 5% të peshës trupore në më pak se gjashtë muaj pa ndjekur ndonjë program për humbje të peshës, atëherë është koha t’i tregoni doktorit – në veçanti nëse jeni duke pasur lodhje.

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë shenjë e një sëmundje të pa diagnostikuar siç janë problemet me lukth  të cilat ndikojnë në absorbimin e nutrientëve, diabeti, depresioni dhe kanceri.

Përderisa në shumicën e rasteve mund të mos jetë kanceri, humbja e pashpjegueshme e peshës mbetet simptomë shqetësuese dhe jo gjithmonë shoqërohet me humbje të apetitit”, ka treguar ajo.

Njëkohësisht humbja e shqisave të nuhatjes dhe shijes mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes së Parkinson’it.

Tri simptomat kryesore të Parkinsonit janë: Dridhja e padëshiruar e pjesëve të caktuara të trupit; lëvizjet e ngadalta dhe muskujt jo fleksibil.

07/20/2018 17:31

E tëra që duhet të dini rreth kancerit të gjirit