Opinion

Humbja e madhe e Sokol Bashotës

D.ID.I

Çfarë ndodhi, si është e mundur, ai është i pamposhtur, ka fuqi në qender e në komunë, ai kontrollon çdo gjë, punëson apo largon nga puna kënd do, merrë apo largon këshilltarë Kuvendi, merrë dhe ´´largon´´ drejtor e shërbyes civil, ai vran e kthjellë në Klinë..

Ndodhi, ajo që pak kush e ka besuar, Sokol Bashota, fituesi i tre pal zgjedhjeve (me balotazh), kryetari 10 vjeçar i Komunës së Klinës u mposhtë.

E para, duhet të them, që ai ka mposhtur vetën. E dyta, që është me shumë rëndësi, e që në shumë nivele duhet të diskutohet, meqë me gjithë kritikat e mia e të organizatës ku unë punoj në disa raste, e po ashtu të shumë bashkëqytetarëve, ai edhe me tej doli i pari dhe puna e tij u vlerësua. Duke qeverisur në mënyrën e vetë, me grupin e vetë, duke marrë këshilltarë dhe anëtar të partive të tjera, me krijimin e Nisma-së, si pjesë e këtij ´´brumi´´, nuk kishte gjë tjetër pos irritimin e secilit dhe secilës ndaj tij e grupit të tij dhe bashkimi nuk ishte diçka e çuditshme, madje mëse normale.

Pse ky kryetar, i pakontestueshëm dhe, që gazetar apo analistë të partisë së tij e quanin ´´bulduzer´´ për Klinë, iku?! Madje komenti i tij i vetëm që pasoj, nuk ju drejtua qytetarit që i ka besuar 10 vite qeverisje, por ju drejtua bashkëpartiakëve, atyre që u bënë bashkë dhe e mposhtëm, disi i kërcënoj disa, disave ua bëri me dije së kanë humbur shumë. Por, në anën tjetër, sikur vërehet një ´´llojë lirie´´ tek shumë bashkëqytetarë të mijë.

Dilemë e madhe, kanë qënë apo jo të lirë bashkëqytetarët e mijë, ose me të vërtetë, një Sokol me fuqinë e votës ka qënë, automatikisht, edhe frikë për lirinë e shprehjes, ose kaq servil janë disa nga bashkëqytetarët e mijë. Kanë ruajtur veten dhe komentet e tyre për të pasur momentin e tyre për të qënë afër ´´të keqes´´, ose me të vërtetë janë frikësuar. Mua, në disa raste me kanë pyetur, së ´´si po guxon të shkruash´´, e thënie tjera, si: ´´të lumtë´´, ´´rezultati i punës tuaj zero´´, ´´asgjë nuk po ndërron´´, ´´a po ju kërcënojnë´´, ´´çfarë kanë me ju ata´´, ´´lexova në media´´, ´´mos u ndalni´´, ´´nuk kanë çfarë ju bëjnë´´, etj. disa, sikur hezitonin të me takonin, sepse mund të akuzoheshin nga kryetari, ose me mirë nga stafi i afërt i tij.

Disave, pasi takoja, sikur ua bënin me dije se u ´´u takove me atë´´. Mua me vinte keq nga ata bashkëqytetarë që kanë lejuar atë formë jetese e veprimi. Edhe ata, me siguri tash ndihen disi me të lirë për të thënë e për të bërë.

E para, unë kam qënë i sigurt që punësimi ka qënë i pamundur në secilin organ që kryetari ka pasur dorë, ketë ma kanë dëshmuar në një rast, kur bëhej regjistrimi i popullsisë, ´´sherrin´´ kanë mundur të ma shohin edhe disa familjarë apo miqë. Dhe kjo, falë punës së organizatës që udhëheq, e cila ka pasqyruar realitet, punë e cila asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje përmes argumenteve të kryetarit apo secilit drejtor të tij.

Kryetari, madje, nuk ka qenë në asnjë takim në këto 8 vite punë të organizatës. Përkundrazi, ai veç sulmonte, kishte aktiv sekretar apo shefa për të bërë reagime e komente, ai kishte edhe ndihmësa, kinse për të sulmuar ketë organizatë dhe stafin e saj shumë të përkushtuar për politika me të mira publike. Na sulmonin drejtorët, sikur donin të bëheshin ´´burra´´ para kryetarit, e ky i fundit dukej që u rrihte shpinën për atë punë të madhe, sepse sulmonin një organizatë, derisa nuk ua shihte argumentet e këtyre sulmeve, me rëndësi për të ishte të sulmonin.

Organizata nuk ndalej, sado që kishte kërcënime të ´´llojë llojshme´´. Vlenë të theksohet së shumë OJQ aktive në Klinë kanë zyre nga Komuna. Jo e rastësishme as kjo! Ne, me gjithë vështirësitë, vazhdonim. Madje, në një rast, stafi afër kryetarit, sikur u ofrua dhe pa ketë realitet dhe tha, aplikoni për zyre meqë ka shumë zyre të lira dhe pa funksion, bëmë një kërkesë, por edhe vazhduam me punën tonë. Puna jonë, i pengoj, asnjëherë nuk kanë kthyer përgjigje, edhe pse e kanë obligim ligjor, për një PO ose një JO, natyrisht me argumentet e saj.

Trajtimi i shoqërisë civile, apo i atyre që kanë pasqyruar realitet, është edhe një veprim i tij që i ka ndihmuar në humbje. Por, ja edhe disa arsye të tjera më rëndësi për realitetin tonë.

Sokoli, udhëhoqi me Komunën e Klinës me një grup të caktuar që i bësoj menaxhimin e shumë projekteve, derisa në opinion flitej për kualitetin dhe profesionalizmin e këtij grupi. Shumë punë të rëndësishme janë realizuar me kualitetin jo të duhur, por edhe pa transparencë. Fabrika e ujit të pijes, Sheshi në qytet, projekti i lumit ´´Drini i Bardhë´´, janë disa nga me të rëndësishmet. Edhe pse, flitej për punë të shumta në terren, ai nuk arriti në asnjë fshat apo zonë ta quaj hapsirë të kompletuar me infrastrukturën e nevojshme. Ai la shumë zona pa ujë të pijes, pa kanalizime, derisa për asfaltim kishte me pak ankesa, meqë, sikur ishte specialitet i qeverisjes së tij të flitet për dhjetëra apo qindra rrugë të asfaltuara. Sado, që kualiteti ishte tepër i manget. Afera, me reagim edhe të prokurorisë dhe fuqia e tij ishte frikë që pritej të shpërthente. Vetë objekti i Komunës, po ashtu edhe Shtëpia e Kulturës, janë objekte për shumë vërejtje, madje për to, mendoj që edhe me tej do të flitet. Ndërtimet e larta, planet urbanistike, janë tema që me siguri do të hapen prapë, që jo pak qytetarë ka lënduar. Duke inicuar prishje të lagjeve, pa asnjë kriterë e interes publik, por të biznestit të ndërtimit.

Llugë në PDK! Ai në deklaratën e tij pas humbjes sulmoj vetë anëtarët e partisë së tij. Por, për ketë e ka ai fajin. Për të ruajtur pozitën e kryetarit ka injoruar në shumë raste strukturat e partisë dhe ka vepruar në gjetjen dhe marrjen e secilit në parti, sado që kontributi ishte minimal, i momentit ose veç gëzonin pozita, derisa, disa prej tyre shkruanin bukur në rrjete sociale. Sikur, asnjëherë nuk u bë një lidhje me atyre që ishin dhe atyre qe erdhen, ata as që arriten ta quanin vetën pjesë e një grupi. Ai morri këshilltarë pa-ndërshëm nga parti të tjera, p.sh. kishte larguar me pa të drejtë staf civil nga puna, i njëjti staf, që ishte në parti tjetër kthehej në punë përmes vendimeve të autoriteteve të pavarura ose gjyqësori dhe i njëjti ju bashkonte Sokolit, madje edhe gruan këshilltare në Kuvend e detyronte të kalonte në PDK. Pse? Ndoshta vendi i punës dhe kthimi me kohë i mjeteve financiare, natyrisht në mënyrë retroaktive. Morri anëtar të partive tjera, secilit i tha nënkryetar apo anëtar kryesie, derisa struktura reale e PDK-së injorohej thellë. Sokoli, shihej dhe dukej që po lufton me pjesën e vjetër dhe po bënë punë, po menaxhon me komunë e me projekte me ´´të rinjtë´´ e partisë, por që realisht ishin të vjetrit dhe të konsumuarit e partive të tjera. Thjesht, e bëri llugë në PDK.

Pozitën e nënkryetarit, kryesuesit, drejtorisë së Shëndetësisë.., të Urbanizmit.. dhe atë të Inspektoratit e kishin anëtarët e rinj të PDK-së me kontribut zero në parti, derisa injoroheshin ata që dhanë me vite të tëra angazhimin e tyre. Drejtorinë e Kulturës.., e kishte partneri i vetëm në qeverisje. Këtu mund ta ketë bazën ´´kthimi i shpinës´´ të një pjese të strukturës, që ai e sulmoj pas zgjedhjeve. Dhe sikur ndodhi një tërheqje edhe e strukturës së vjetër, por edhe disa pakënaqësi e strukturës së re, e ardhur nga parti të tjera. Sepse, strukturë, mirëfilli e re, ka kohë që nuk ka hap dyert e PDK-së.

Loja me fenë! Unë, i lindur dhe rritur në Klinë, tolerancën fetare e kam gëzuar çdo ditë, pa pasur nevojën e potencimit të kryetarit tim. Ai kishte një ´´hile´´ të madhe këtu, secilit të fesë krishtere nisi ta konsideronte mik, të shkonte në ´´neja e dreka´´, të takonte priftin e t´i bënte bashkë me hoxhen. Në një ditë ramazani, duke tentuar të merr epitetin e unifikuesit fetar, organizoj iftar jashtë komunës, ftoj priftin dhe zyrtarë të partisë së tij dhe bënë iftar së bashku. Në listë tentoj të ketë ata që shumë e quajten ´´përfshirje e atyre që han e pinë bashkë´´. Por, në anën tjetër, në zgjedhjet para këtyre të fundit, luajti keq dhe krijoi iniciativa të pastërta fetare. Ai krijoj Iniciativën për Progresin e Klinës, me qëllimin e vetëm për të marrë votën krishtere.

Për mua, kjo ka qënë një hap tepër i keq i ndarjes fetare në favor të një momenti politik, që si kalkulim i doli të jetë i mirë, i morri partive të tjera rreth 1000 vota. Mandej, duke përdorur fuqinë e tij për të ndarë pozita në bazë të fesë, QKMF-në i dha një mjeke të krishtere, duke eliminuar nga kandidatura njërin që plotësonte kushtet me shumë. Për mua është e rëndë të shkruaj në këso terma, por me lejohet të shkruaj, meqë në këto terme ka bërë vijat e fitimit të zgjedhjeve të kaluara dhe kështu pretendoj të fitoj edhe këto zgjedhje. Por, elektorati sikur pa këto gjëra, e që unë mendoj që elekorati nuk i pa, sa i panë këto gjëra vetë njerëzit e partisë së tij.

Objekti i Komunës, i shëndrruar në shtëpi të ´´jaranave e miqëve´´! Byfenë e Komunës së Klinës, i japi nën kontrollë një miku të tij, i cili me vonë duket që blejti tokë pikërisht ku kalonte autostrada Prishtinë-Pejë, aty afër fshatit të Sokolit. Rastësi e mire kjo! Aty, bëhëshin ´´neja e neja´´, para dhe pas orarit të punës, aty vinin miq, kishte ping-pong, mish e pije. Rastësi apo jo, ose ishte një mjedis tejet interesant byfeja, pronari u largua, dhe e morri nën menaxhim njëri nga drejtorët e tijm natyrisht, me letra e ka pasur nën emër tjetër, me siguri. Dukej super drejtor, menaxhonte me drejtori dhe nganjëherë ishte i zënë edhe me byfenë poshtë, ndoshta për të marrë ´´´pazarin e ditës´´. Byfeja, edhe pse ishet në podrumin e objektit të ri të komunës, kundërmonte erë myku, sepse kualiteti i punimeve ishte tmerrësishtë i keq. Kryetari, asnjëherë nuk e ka thirrë në përgjegjësi atë kompani, madje i mbronte në forma të ndryshme, edhe pse uji pikonte, muret qaheshin, etj. Në korridorët e komunës, komunikimi i secilit ishte goxha i madh, pa respekt të institucionit, nëpër koridore sikur punësoheshin njerëz ose flitej për vende pune, sidomos në arsim. E bënin së kishin fuqinë dhe komunën e konsideronin mjedis të tillë. Irrituese për shumë qytetar kjo.

Komunikimi i manget dhe i pasinqert me qytetarin! Ai në secilën fushatë premtoj shumë. Jo çdo gjë që premtoj e realizoj. Në zgjedhje, premtoj që rruga Klinë – Ura Peje-Prishtinë do të jetë me katër korsi, asnjëherë nuk ndodhi, madje lejonte ndërtimet e shtëpive apo lokaleve afariste që bënte të pamundur ketë projekt.

Qytetari nuk ka ujë të pijes, edhe pse pat premtu që fabrika e ujit do të furnizoj 40 mijë banorë, qytetarët kërkonin, ai nuk ju përmbushke kërkesat dhe zbehte rolin dhe kontributin e qytetarit. Nisi të injoroj takimet me qytetarë dhe linte në dorën e tjetër kujt ato takime. Madje, në një rast e konsideroj më me rendësi prerjen e shiritit të nisjes së punimeve në shkollën fillore, se sa të vinte në takimin me qytetarë që vetë e kishte thirrur. Ditën e Enjtë, ishte traditë që kryetari të takoj qytetarët, ai ketë nuk e bënte. Madje, meqë jetonte në Prishtinë, ai pjesën e paraditeve thuajse ishte i padukshëm në Klinë. Zyrtarët tek zyra e tij e arsyetonin me takime në Prishtinë.

Ankesat dhe vërejtjet nuk i merrte seriozisht dhe përmes stafit të tij bënte sulme të llojë-llojshme ndaj secilit që theksonte shkelje. Ai, nuk është parë shpesh në aktivitete të shoqërisë civile, madje asnjëherë nuk ka marrë pjesë në takimet ku prezentonim raporte. Vetëm në një rast, pranë zyrtarëve të Ambasadës Amerikane, erdhi, sulmoj dhe iku, nuk priti të dëgjoj përgjigjet tona. E pa ndershme kjo formë komunikimi, madje me një komunikim pa zë, morri me vehtë secilin zyrtarë që ishte aty, disa nisën të duartrokasin nga frika. Madje madje, i pat ndalu të marrin mirënjohje dy zyrtare komunale, të cilat i patëm vlerësu që janë munduar të kontribuojnë për një komunikim me të mirë me publikun dhe shoqërinë civile. Ishte planifikuar që ao mirënjohje t´i jepte zyrtarja amerikane, mu desh me shumë ngarkesë të them reagimin e kryetarit tim dhe ta anulojmë ketë ceremoni. Ende e mendoj të turpshme atë sjellje të tij.

Një gjë, paska përsonale, masakra e Kralanit, vrasja më masive e qytetarëve të të Komunës tonë, nuk kishte asnjë formë institucionale të kujtimit, me vite rresht bëja reagime dhe kërkesa zyrtare për të pasur ketë nën përkujdesje të Komunës, Sokoli vazhdimisht e injoronte dhe nuk kishte një aktivitet të vetëm, përveç dhimbjes së secilit në çdo familje. Derisa, me vonë, injoroj ato kërkesa, dhe kinse me vetëiniciativë nisi të shënoj ketë datë. Madje, me zë të lartë e theksonte ´´nën patronatin e kryetarit…´´, edhe kjo e pahijshme. Për ketë injorancë, unë vazhdimisht i kam thënë, na duhet një kryetar që ´´bashkëjeton dhe bashkëndjen më ne´´.

Thjesht, Bashota i fuqishëm, u bë edhe me i fuqishëm, kjo nisi të frikësoj edhe me tej bashkëqytetarët e mijë të frikësuar. Reagimi i bashkëqytetarëve nuk ndodhi për të larguar frikën, ata vendosën për Sokolin prapë. Por, kompleksimi i raporteve me secilin partner, bashkimi i sëcilit kundër tij dhe fillimi i mendimit për heqjen e frikës, ishte lidhja që i shkaktoj humbjen Sokolit. Ai vetë i ka shkaktuar të gjitha. Komuna është, tashmë, në një rrugë tjetër. Së në çfarë rruge, mbetet të shohim dhe angazhohemi të gjithë.

12/01/2017 22:14

Pas humbjes në Prishtinë, Lirak Çelaj fajëson strukturat e larta të PDK-së