Showtime

“Humbja e Leze Qenes e bën edhe më të vështirë gjendjen në të cilën jemi”, Meda kujton aktoren

03/25/2020 20:12
nga:L I

Këngëtari Meda ka kujtuar aktoren tashmë të ndjerë Leze Qena përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shkruan GazetaBlic.

Meda gjithashtu ka shkruar edhe fjalët më të veçanta për aktoren.

” Humbja e aktores se madhe Leze Qena, e ban edhe ma te veshtire gjendjen ne te cilen po kalojme ne sot! Familja humbi njeriun me te dashur, shoqeria dhe Kosova humbi Gjiganden e aktrimit! U prehsh ne paqe Lezja jone”, ka shkruar Meda.

Aktore Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Qena la pas vetes një karrierë të gjatë artistike, përfshirë këtu filma shqiptar si dhe seriale e kampanja të ndryshme, por që si më i freskët ishte roli i saj në serialin “Ça ka shpija”.

/GazetaBlic