Lajme

Humbin dy femra shtetase të huaja në Bjeshkët e Nemuna

08/19/2019 00:44
nga:Gazeta Blic

Dy femra, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Ato hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht.

Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

Ju lutemi shpërndani lajmin dhe të shpresojmë që ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi. Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre.