Lajme

Humbi jetën një person nga aksidenti në Duhël

10/04/2024 16:58
nga:Y I

Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Duhlës ka mbetur i vdekur një person.

Rastin e konfirmuar për “Gazeta Blic”  zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi shton se trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39).Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete.Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.Policia Apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura” tha Krasniqi për “Gazeta Blic”

Aksidentohet një veturë në Duhël, shkaktohen dëme të shumta materiale