Lajme

Humb kontrollin e automjetit: Vdes 37 vjeçari

12/08/2019 00:53
nga:Gazeta Blic

Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec.

Viktima është një 37-vjeçar me iniciale M.B., banues në fshatin Orman. Ai udhëtonte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.