Lajme

Humb betejën me leukemin 19 vjeçari nga Vitia, Valmir Limanit i jepet lamtumira e fundit

11/03/2018 22:41
nga:Q F

Ka ndërruar jetë Valmir Limani, djali 19 vjeçar nga Vitia, i cili vuante nga leukemia.

Ai nuk ka mundur ta përballojë sëmundjen dhe ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa është varrosur sot në fshatin Tërpezë.

Në nëntor të 2017-ës dhe mars të 2018-ës Klan Kosova kishte raportuar për rastin e Valmirit, familja e të cilit kërkonte ndihmë për shërimin e tij.