Lajme

Hulumtimi i fundit LDK-në e rendit si partia e tretë, por kjo është përgjigjja e Armend Zemajt

12/27/2017 17:26
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj duke e komentuar hulumtimin e KDI-së, sipas të cilit nëse sot do të kishte zgjedhje LDK do të dilte partia e tretë, ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve të 22 tetorit e konfirmoj se kush është partia e parë në vend.

Zemaj tha se e vlerëson punën e këtij institucioni por nuk komenton analiza të tilla.

Sipas tij zgjedhjet e 22 tetorit kanë treguar qartë se kush është subjekti fitues.

“Janë forma hulumtimesh në variantet e tyre, unë ndaj respekt për punën e pavarur të organizatave që merren me këto tema, por personalisht nuk komentoj analizat e tilla. Ajo çka është evidente e cila edhe sot u konfirmua është se LDK në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve nga 22 Tetori, Lidhja Demokratike e Kosovës është konfirmuar si subjekti i parë politik ne vend, duke marrë për bazë votën e përgjithshme, votat për ansamble dhe Komunat e fituara”, ka deklaruar Zemaj, raporton Gazeta Blic.

Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se puna e LDK po vlerësohet dhe që besimi ndaj këtij subjekti po rritet dita e ditës.

Ai tha se anagazhimi i tyre do të reflektojë në parandalimin e kësaj Qeveria siç e quan ai qeveri e keqe.

“Kjo është tregues se puna jonë është vlerësuar me besim dhe i cili po rritet çdo ditë. Besojmë që angazhimi jonë do të reflektoj në parandalimin e kësaj qeverie të keqe e cila është bërë pengesë për zhvillimin e vendit”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, në një hulumtim me opinionin publik që së fundmi e ka realizuar Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me zgjedhjet parlamentare, pjesa më e madhe e të anketuarve kanë thënë se do ta votonin Lëvizjen Vetëvendosje nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i këtij instituti, Ismet Kryeziu. Ai ka thënë se pas VV është renditur PDK, pastaj LDK, AAK, NISMA dhe subjektet tjera politike.

/GazetaBlic

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë