Cool

Deri tani e keni ngrënë gabim ananasin!

03/08/2019 13:52
nga:L I

Ananasët janë të vështirë për t’u ngrënë, por një video virale ka zbuluar një mënyrë shumë më të thjeshtë për ta ngrënë frutin.

Incizimi, i ndarë në TikTok nga ana e përdoruesit Dillon Roberts, tregon dikë që nxjerr pjesët e ananasit pas copëtimit të pjesës së sipërme.

Videoja tregon se si tërheqja e lëvores drejt qendrës ju jep copa në formë piramide, pa nevojën e copëzimit.

Videoja u nda më vonë në Twitter nga Lewis McCluskey, një student 21-vjeçar i Shkencave Biomjekësore nga Middlesbrough.

Ndiqeni videon, për t’ia lehtësuar punën vetës sa herë që konsumoni ananas!