Lajme

Hoxhaj, VV-së: Nëse nuk e votoni demarkacionin, do të kërkojmë mbështetjen nga Lista Serbe

03/14/2018 13:59
nga:M H

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosje, që ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse deputetët e VV-së nuk e votojnë atë, atëherë ata do të kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe.

“Ftojë deputetët e Vetëvendosjes që ta votojnë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Por nëse ata nuk e votojnë do të kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu ka thënë se në vitin 2013 kanë humbur shansin që ta votojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij kjo mundësi është humbur për shkak të mos përkrahjes së vazhdimit edhe për një mandat të vendeve të rezervuara për minoritetin serb, që në atë kohë i takonte partisë së Sllobodan Petroviqit.

06/16/2018 14:04

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Vrasja e Ivanovicit dhe kidnapimi i gazetarit serb kanë rrënjët në Beograd