Lajme

Hoxhaj thotë se Lajcaku është zgjedhje e mirë për emisar të BE’së për dialogun

02/26/2020 11:38
nga:E Sh

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, po konsideron se kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, ka njohur shumë të mira për rajonin dhe se do të jetë një zgjedhje e mirë në rast se emërohet në pozitën e Përfaqësuesit Special të Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoxhaj thotë se Lajcak e ka përkrahur Kosovën dhe se ka njohuri për secilin shtet dhe për rajonin në përgjithësi.

“Mirëpres emërimin potencial të Lajcak si përfaqësues Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka njohuri të shkëlqyera për secilin shtet dhe rajonin. Ai është një zgjedhje e mirë për BE’në dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj në twitter.

Ndryshe nga Hoxhaj, ekspertë gjerman e amerikanë nuk e shohin si zgjedhje të mirë emrin e Miroslav Lajcak.

Toby Vogel e Bodo Weber në një shkrim të publikuar para pak ditësh e kanë cilësuar Lajcakun si dështak, ndërkohë eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka kujtuar premtimin e pa mbajtur të Lajcak që Sllovakia ta njohë Kosovën.

03/25/2020 07:07

Merkeli mbështet rinisjen e dialogut me Serbinë nga Qeveria e Kosovës