Lajme

Hoxhaj tha se Ushtria e Kosovës do të formohet vitin e ardhshëm, ky është komenti i Rexhep Selimit

11/14/2017 14:39
nga:D.I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj për formimin e Ushtrisë i cili tha se në vitin e ardhshëm Kosova do ta ketë Ushtrinë e saj.

Selimi ka thënë se me këtë deklaratë të Hoxhajt, kupton se zgjedhjet e parakohshme janë në vitin e ardhshëm.

Sipas tij PDK e përmend Ushtrinë vetëm në kohën parazgjedhore.

“Kur PDK-ja thotë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në vitin e ardhshëm, atëherë kjo nënkupton se paska zgjedhje të parakohshme në vitin e ardhshëm, sepse ata vetëm në kohë parazgjedhore e përmendin ushtrinë”, ka deklaruar Selimi për Gazeta Blic.

Ai më tej tha se PDK po vazhdon ta përdorë çështjen e Ushtrisë që nga viti 2014.

“Kështu thonë ata që nga 2014-ta. PDK-ja e ka përdorur dhe po vazhdon ta përdorë këtë temë vetëm për fushatë e asnjëherë nuk ka bërë diçka për qa sa ka qenë në pushtet që Kosova ta ketë ushtrinë”, tha ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova vitin e ardhshëm do ta ketë Ushtrinë.Sipas tij duhet një unitet në spektrin politik në mënyrë që të binden serbët për votimin e ndryshimeve kushtetuese./GazetaBlic.com

11/21/2017 19:45

Përplasje e fuqishme mes Selimit e Kuqit, shkak rezultati i zgjedhjeve lokale