Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj përplasjeve mes policisë me nxënësit dhe prindërit e një shkolle fillore në Kamenicë, të cilët po kundërshtojnë mbylljen e shkollës.
“Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale”, tha Hoxhaj përmes një reagimi në faqene tij në Facebook.
Deklarata e plotë e Enver Hoxhaj:
Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicë si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti.
Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale.
Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira.
LEXO EDHE: