• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hoxhaj: Opozita nuk duhej të shkoj e pakoordinuar në zgjedhje!

04/06/2024 15:05
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në vend.

Hoxhaj tha se opozita nuk do të duhet të shkonte e pakoordinuar në zgjedhje.

“Unë e shoh procesin e zgjedhjeve nga perspektiva e opozitës më ndryshe. Shoh që opozita nuk do të duhej të shkonte e pakoordinuar në zgjedhje. Nuk dua të them që duhet të ketë koalicion mes PDK-LDK-AAK sikur ka patur në të kaluarën por duhet të ketë një koordinim tematik-përmbajtësor për ç’ka qëndron opozita. A ka ndërmend opozita me kthy këtë vend në binar apo ka ndërmend opozita me hy në zgjedhje se kush i merr 4-5 deputetë më shumë apo më pak dhe ne e kemi Albin Kurtin edhe një mandat si kryeministër dhe mund t’a kemi një diskurs politik të paqartë. Në të kaluarën ne i kemi dit vendimet që i kemi marr, kompromiset që i kemi bërë, hapat përpara me të cilat kemi ec” tha Hoxhaj në Blic Interview.

Ai potencoi se muk mundet të ec përpara, Republika e Kosovës, pa i normalizu raportet me Serbinë.

“Nëse ne e kishim nis në 2013 zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, sot nuk do të ishte temë.Ne nuk guxojmë me i ik përgjegjësive që i kemi në raport me obligimet ndërkombëtare që i kemi marr në të kaluarën, nuk guxojmë me i ik përgjegjësisë për t’a kthyer këtë vend në binarë.

“Nuk mundet të ec Republika e Kosovës pa i normalizu raportet me Serbinë. A iu pëlqen qytetarëve ta dëgjojnë këtë nga unë apo jo, kjo është punë e tyre. Nuk mund të antarësohemi as në OKB, as në NATO, as në Bashkim Evropian”  tha Hoxhaj në Blic Interview.

 

 

11/24/2024 15:02

Si i ka raportet me presidenten Osmani? Flet Faton Peci – tregon dhe a është pro një koalicioni me PDK-në