Lajme

Hoxhaj: Në një kohë kur ushtria serbe i afrohet kufirit me Kosovën, FSK është pa ushqim

10/24/2024 22:44
nga:G B

Nënkrytari i PDK-së, Enver Hoxhaj, për situtatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së, tha se kjo po ndodhë në një kohë kur ushtria serbe po i afrohet kufirit me Kosovën.

Ai tha se në një kohë kur Kurti thotë se kufirit me Kosovën po i afrohet xhandarmëria serbe, pjestarët e FSK-së janë pa ushqim.

“Ne kemi situatën që FSK marrin kuzhinierë nga Menza e Studentëve, nga insitucionet tjera për të bërë ushqimin gati për pjesëtarët e sigurisë së Kosovës, në një kohë kur ai po thotë që siguria është prioritet, në një kohë kur ai thotë se armatosja e FSK-së është prioritet që modernimzimi dhe paisja me mjetet më moderne është prioritet, në një kohë kur bota e vërtetë po kërcënohet nga një fazë e re e një lufte jo botërore por ndoshta më të madhe, në 4 vitet e ardhshme të Kosovës ne e kemi FSK-në me një përballje të thjeshtë se çfarë ushqimi kanë për drekë ose për darke”, tha ai, në RTV21.