Lajme

Hoxhaj: Marrëveshja me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa LDK-në

03/13/2019 21:15
nga:M H

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se në vitin 2019 tema kryesore duhet të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë dhe jo taksa, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Tema kryesorë është arritja e marrëveshjes dhe jo taksa, ne si PDK jemi kundër korrigjimit të kufirit, ne nuk duam të krijomë situata të tensionuara rreth heqjes së taksës. Marrëveshja me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa Lidhjen Demokratike të Kosovës. Edhe me LDK-në, do të jetë e vështirë që të mbyllet”, tha Hoxhaj në RTV Dukagjini, përcjellë Gazeta Blic.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur shqetësimin e tij rreth refuzimit të Haradinaj që të hiqet taksa, ai ka thënë që ka frikë se si presidenti Trump ka dërguar letër një shteti të vogël dy herë, dhe Qeveria të mendohet se a duhet të hiqet a jo taksa./Gazeta Blic./

03/23/2019 11:39

Vetëvritet e mbijetuara 19-vjeçare e sulmit në Parkland të SHBA-së