Lajme

Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane

07/23/2018 07:11
nga:A. R.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pritet të paraqitet sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Aty ajo do të prezantojë Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka njoftuar zyra për Komunikim e Kuvendit.

Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet pas shqyrtimit të projektligjit për këtë marrëveshje.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e ministres Hoxha para Komisionit pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me kriteret për liberalizimin e vizave.

04/15/2019 17:16

Dhurata Hoxha: Kosova troket në derën e BE-së