Lajme

Hoxha për vendimin e ri për targat: S’është shkallëzim, është shtyerje, pse këtë shtyerje nuk e bëjmë në partneritet me nderkombëtarët?

10/29/2022 00:27
nga:Astrit Gashi

Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në Klan Kosova foli për propozimin për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Ai u shpreh se ky vendim nuk ka të bëjë me shkallëzim, por është shtyrje.

“Tani po i vendosin disa gjoba, disa gjoba, disa paralajmërime, të cilat nuk janë asgjë tjëtër, pos shtyrje, e nëse kemi shtyrje, atëherë pse këtë shtyrje nuk e bëjmë në partneritet nuk e bëjmë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar, me kërkesën strikte të Dërguarit Special të ShBA-së”, tha ai.

Ai theksoi se për këtë vendim ka pasur reagim edhe nga ShBA-ja dhe sipas tij ky është një alarm i fuqishëm, përcjell Klankosova.tv.

“Pse të vijmë në momentin kur reagon Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Blinken, duke qenë seriozisht të shqetësuar, madje siç e cekën ata edhe të zhgënjyer. Për mua ky është alarm i kuq dhe po e them kështu ‘i kuq’ sepse nuk kam term tjëtër edhe më të thellë dhe më të rëndë, përndryshe është super i kuq”, u shpreh ai.