Lajme

Hovenier për letrën e Bërnabiqit për marrëveshjen e Ohrit: Mbetet ligjërisht obligative

02/29/2024 17:54
nga:Sh R

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e Ohrit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet ligjërisht obligative.

Ai këtë e ka thënë pas pyetjes së gazetarit Adriatik Kelmendi lidhur me letrën e dërguar nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq se nuk do t’i zbatojnë disa nene të asaj marrëveshjeje.

“Unë mendoj se çështja e statusit të letrës dhe deri në çfarë mase Serbia e konsideron veten të detyruar nga të gjitha obligimet e saj sipas marrëveshjes bazë, është një pyetje që duhet t’u shtrohet autoriteteve të Serbisë. Mund të ritheksoj qëndrimin e qeverisë amerikane, ne e konsiderojmë Kosovën dhe Serbinë që kanë hyrë në obligime që ato janë ligjërisht të detyrueshme”, është shprehur Hovenier në bashkëbisedimin që ka pasur me gazetarë.

“Ky mbetet qëndrimi ynë”, përfundon ai për këtë pjesë.