Lajme

Hovenier bën adresimin e fundit para largimit: Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025

12/27/2024 16:07
nga:Y I

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara se të largohet nga Kosova.

Hovenier ka thënë se ky dhjetor shënon edhe fundin e shërbimit të tij si ambasador i SHBA-së.

Ai ka falënderuar popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen duke shtuar se ka qenë nder për të që ka shërbyer në rolin e përfaqësuesit diplomatik amerikan.

Hovenier ka thënë se ka qenë nder që të kontribuoj në përpjekjen e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës për të avancuar e konsoliduar një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike e të begatshme.

“Ky dhjetor shënon edhe fundin e shërbimit tim si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Dëshiroj të falënderoj popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen. Ka qenë nder që të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në përpjekjen e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës për të avnacuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike dhe të begatshme”, ka thënë Hovenier, raporton Express.

Në fund, ambasadori amerikan ka thënë se mezi pret të shoh se çfarë populli i Kosovës do të arrijë në vitin 2025 dhe më tej.

“E le këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të shoh se çfarë ju populli i Kosovës do të arrini në vitin 2025 dhe më tej”, ka thënë Hovenier.