Lajme

Hoti: Veprimet e Qeverisë Kurti nuk e ndihmojnë vendin, e kurthojnë atë!

05/31/2020 15:32
nga:Norë Kelmendi

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në “facebook”, ka shkruar se veprimet e fundit të qeverisë Kurti, nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë, shkruan GazetaBlic.

Sipas Hotit, Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

Shkrimi i plotë:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti…

Publiée par Avdullah Hoti sur Dimanche 31 mai 2020

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Vendimi i papritur: LDK e shtyen për nesër mbledhjen e Kryesisë

07/06/2020 12:25

Hoti dhe Vuçiqi takohen me 12 korrik, për të rinisur dialogun me ndërmjetësimin e BE-së