Lajme

Hoti tregon për përplasjen e Agim Veliut me Vjosa Osmanin

12/17/2019 22:36
nga:B. D

Zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për përplasjen që kanë pasur dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Vjosa Osmani, në lidhje me takimin që Osmani e kishte pasur me Kurtin gjatë regjistrimit në Kuvend.

Derisa Osmani kishte thënë se ky ishte një takim i rastësishëm me Kurtin, në anën tjetër Veliu e kishte vënë këtë sqarim të saj në dyshim, duke thënë se ajo do të duhej tu jepte llogari votuesve për këtë takim.

E pas kësaj deklarate, Vjosa Osmani kishte thënë se ajo nuk do t;i jepte llogari Agim Veliut për veprimet e saj.

Në lidhje me këtë Hoti në T7, tha se kjo është një faktor që tregon se në LDK ka demokraci dhe se kjo nuk ekziston te partitë e tjera.

“Tash prapë me lanë anash modestinë, jemi parti 30-vjeçare, dhe vërtetë demokratike në brendësi. Mund të ketë edhe mospajtime shumë më të thella se ato që kanë dal. Ata të dy janë shumë të respektuar të dy nënkryetar, kjo ndodh vetëm në LDK, e kjo në fakt kjo tregon avancimin, ngritjen që ka kjo parti. Nga LDK-ja kanë shumë për të mësuar partitë tjera. Ne detyrohemi me respektua norma. Ne kemi pas edhe rastin me zonjën Osmani, hapur ka kundërshtuar në disa prej çështjeve që ka vendos LDK-ja në të kaluarën. Unë mendoj se kjo është pasuri”, tha Hoti.

03/26/2020 20:40

Konjufca e quan të pacipë mocionin e mosbesimit, thotë se Veliu e mori atë që meritoi