Lajme

Hoti tregon a do të hyjë PDK në qeverinë e tij

07/03/2020 19:24
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur se a do të bëhet Partia Demokratike e Kosovës pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.

Hoti ka deklaruar se nuk u përgjigjet asnjëherë pyetjeve që kanë një “nëse” brenda, sepse është hipotetike pastaj.

“Ju e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra. Nuk përgjigjem në pyetje hipotetike”, deklaroi Hoti, derisa ishte në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.

Hoti shtoi se “qeveria është stabile” dhe se për momentin “Presidenti është me mandat të plotë”.

Por, megjithatë Hoti nuk e ka mohuar kategorikisht se në të ardhmen mund të ketë ndryshime brenda përbërjes së qeverisë.

Gjithsesi, ia ka lënë kohës.

“Nëse krijohen rrethana të reja, shohim dhe gjejmë zgjidhje”