Lajme

Hoti thotë se Veseli e kontrollon Partinë Demokratike

12/19/2017 22:15
nga:anonymous1000144531

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se nuk mund të ketë debat në PDK pasi që kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, e kontrollon këtë subjekt politik.

“Për shkak se Kadriu e kontrollon Partinë Demokratike”, tha Hoti në Zonën B.

“S’mund të kesh debat. Mund të kesh debat të kontrolluar në Partinë Demokratike”.

“Por ndoshta është mirë për këtë fazë, të jemi shumë të sinqertë”.

Për më tepër, sipas Hotit, Veseli duhet t’i japë fund politikës së luftës, por që këtë nuk mund ta bëjë me klientelë.

“Unë mendoj se Kadriu duhet t’i japë fund politikës së luftës, por jo me klientelë”.

“Në qoftë se Kadri Veseli do të dijë t’i japë fund politikës së luftës, kur them politikës së luftës e kam parasysh edhe skenën politike në partitë e tjera, dhe të krijojë atë që Partia Demokratike u krijua për ta çuar përpara investimin njëqindvjeçar të shqiptarëve, atëherë Kadri Veseli do të dijë t’i japë përgjigje edhe klientelës, edhe filozofisë Pronto, edhe SHIK-ut”, tha mes tjerash Hoti.

06/16/2018 21:36

Kastrati thotë se Kadri Veseli ka ndërtuar shtëpi për të varfërit