Lajme

Hoti thotë se LDK është partneri kryesor i partisë së Merkelit në Kosovë

03/06/2018 16:47
nga:M H

Deputetët e LDK-së, Avdulla Hoti dhe Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me këshilltarin e Kancelares Merkel për politike te jashtme Jan Hecker, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim Hoti ka thënë se kanë falënderuar atë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës si dhe kanë uruar më marrëveshjen për qeverinë e re.

Hoti në facebook ka shkruar se LDK është partneri kryesor i partisë së CDU-së, e udhëhequr nga Merkel, pasi të dyja janë pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane.

“Sot takuam këshilltarin e Kancelares Merkel per politike te jashtme z.Jan Hecker. E falënderuam për mbështetjen e Gjermanisë dhe rolin qe po luajnë ne rajon dhe me gjere. LDK është ne te njëjtën familje te Partive Popullore Evropiane me CDU te Kancelares Merkel. Ne mbesim partneri kryesore i CDU-se ne Kosovë. E uruam për marrëveshjen për qeverinë e re gjermane. Kancelarja Merkel do te vazhdoje te sjell edhe me shume siguri ne Evrope dhe me gjere ne mandatin e saj”, ka shkruar Hoti.

09/19/2018 18:14

Pas takimit me ambasadorët Isa Mustafa tregon qëndrimin e qartë të LDK-së për dialogun