Lajme

Hoti: Temat e tjera adresohen lehtë pas njohjes

09/02/2020 22:24
nga:Sh Xh

Kryeministri Hoti gjatë intervistës së tij për emisionin Pressing tha do të donte të bëhej nesër marrëveshja finale por kjo nuk varet vetëm nga Kosova.

Sipas Hotit, ne jemi të gatshëm me e përmbyllë marrëveshjen vetëm me njohje e jo me zgjidhje kreative, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij shkëmbimi territorial është eliminu nga tavolina, zgjedhjet kreative sipas tij janë normalizimi pa njohje e kjo sipas Hotit ska logjikë.

Hoti shtoi se janë bërë shumë marrëveshje por nuk po funksionojnë pa njohjen, tjerat adresohen shumë lehtë pas njohjes sipas tij.

Ka vetëm zgjidhje sistematike me garancion ndërkombëtar, sipas tij me Serbinë nuk mund të arrihet marrëveshje por po diskutohet me partnerët ndërkombëtar, shtoi Hoti.

Sipas tij delegacioni është i kompletuar,por ai kërkoi përfaqësues edhe nga opozita  por u refuzua nga opozita.

Sipas tij një pjesë e opozitës ka qëndrim konstruktiv ndaj dialogut edhe pse nuk po marrin pjese në delegacion e pjesa tjetër e opozitës jo.

Hoti deklaroi se nuk ka përçarje brenda delegacionit, ka mendime ndryshe por jo përçarje.

Bisedimet nuk e di se sa do të zgjasin por se nesër do të fillohet e pastaj shikohet, sipas Hotit.

E për 7 shtatorin, takimin në Bruksel tha se është i lidhur me këtë dhe është në interes të Kosovës kur jemi pjesë e agjendës së Shtëpisë së Bardhë dhe Brukselit, Gjermanisë e Francës.

Në bazë të zotimeve të Francës e Gjermanisë sipas Hotit po bëhet ky dialog, pra kërkohet normalizim dhe njohje reciproke, ky është dakordimi kryesor sipas tij.

Hoti tregon se çfarë do të diskutohet në takimin e Uashingtonit

04/22/2021 14:56

Albin Kurti nënshkruan vendim me emër të Avdullah Hotit