Lajme

Hoti: Takimi në Washington u shtye për një datë tjetër, kemi mbështetjen e PE-së për liberalizimin!

06/27/2020 11:19
nga:N.K

Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për medie, pas vizitës së tij në Bruksel, ka thënë se ai e ka marrë mbështetjen e gjerë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, shkruan GazetaBlic.

Tutje kreu i ekzekutivit, tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Washington dhe takimi i dy palëve atje, është shtyer për një datë tjetër.

“Një grup i deputetëve të PE i kanë shkruar Merkelit, të gjithë ata na bënë me shpresë që ka pajtueshmëri të gjerë brenda PE-së për liberalizim vizash, ne do të punojmë për të treguar përkushtimin tonë për reformën.”

“Çështja e dytë është luftimi i pandemisë, unë i kam falenderu ata që na kanë ndihmu ta kalojmë këtë, ne tashmë duhet të bëhemi gati për valën e dytë të pandemisë.”

“Çështja e tretë është rimëkmëbja ekonomike, i kam njofu ata për përpjekjet që kemi bërë deri tash dhe jemi dakordu që pjesën e dytë të vitit të trajohet vecmas në një ako të mbështetjes ekonomike që i jep BE-ja për të gjitha këto vende.”

“Pavarsisht ndryshimeve në agjenden tonë për procesin e dialogut ne mbetemi të përkushtuar në këtë proces.”

“Është me interes për shtetin e Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, për shkak të zhvillimeve të fundit ne kemi shty vizitën në Ëashington, unë kam pas bisedë me Grenell, jemi dakordu që ta shtyejmë datën e dialogut për një datë tjetër, agjenda e dialogut mbetet e njejtë.”

09/29/2020 23:32

Selmanaj: Kryeministri bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a po do ti