Lajme

Hoti: S’kemi hyrë në qeveri si qiraxhinj por si zot shtëpie

03/25/2020 19:37
nga:Norë Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka hedhur akuza ndaj Qeverisjes së Albin Kurtit, duke thënë se përdori strategji për t’ju ikur përgjegjësive karshi dialogut me Serbinë.

Hoti në seancën e sotme për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, ka thënë se LDK nuk ka kursyer asnjë potencial që miqtë e Kosovës të mbesin krah nesh.

”I mbështetur për muri nga kërkesat e SHBA-ve, Albin Kurti krijoi strategji dalëse nga kjo Qeveri. Veprimet e tij pas shkarkimit të zotit Veliu treguan qëllimin e tij të vërtetë”.

Ai ka theksuar po ashtu se SHBA siguronin një marrëveshjeje paqeje me Serbinë e cila do të dizajnohej vet nga pala kosovare gjatë negociatave me palën serbe.

”Angazhimi ynë në këtë Qeveri ishte i sinqertë, bashkëpunues. Por kjo ishte Qeveri vetëm e Kurtit. Ne nuk kemi hyrë në këtë qeveri si qiraxhinj por si zot shtëpie sepse ashtu kishte vendosur sovrani”.

”Heqja e dorë e kryeministrit për të marrë përgjegjësitë e veta karshi dialogut me Serbinë u bë pengesë e këtij koalicioni”.

Më tej zëvendëskryeministri Hoti përmendi edhe deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar bolshevike.

Ekskluzive/ Isa Mustafa u dërgon sms deputetëve të LDK-së: Vazhdoni procedurat për rrëzimin e Qeverisë

Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 25 mars 2020

 

06/02/2020 19:43

Avdullah Hoti prezanton ministrat e LDK-së!