Lajme

Hoti: Serbia të kërkojë falje për krimet- nuk negociojmë për kufijtë

04/15/2019 14:34
nga:L H

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kufijtë e Kosovës dhe integriteti territorial, sovraniteti e rendi kushtetues janë çështje të panegociueshme, raporton Gazeta Blic.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kushdo që merr guximin që të hyjë në këto aventura, do të përballet me refuzim qytetarë.

Ka thënë se “ne nuk do të negociojmë asnjëherë me Serbinë për shtetin Kosovës.”

Postimi i plotë i Hotit:

Kufijte e Kosoves, integriteti territorial, sovraniteti dhe rendi kushtetues jane ceshtje te pa negociueshme. Kushdo qe merr guximin te hyje ne keto aventura do te perballet me refuzim qytetare.
Ne nuk do te negociojme asnjehere me Serbine per shtetin e Kosoves. Ne do te negociojme me Serbine per normalizim te marredhenieve si dy shtete, dhe para kesaj Serbia duhet te beje hapin e madh te njohjes se krimeve dhe kerkim falje, kthimin e te pagjeturve dhe permbushjen e disa parakushteve.