Lajme

Hoti: Qeveria të anulojë vendimin për rritjen e pagave!

03/01/2018 11:00
nga:Gazeta Blic

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet interpelanca për rritjen e rrogave të Qeverisë Haradinaj, ka përmendur disa arsye se pse ata kanë thirrur interpelancë lidhur me rritjen e pagave.

Sipas tij,vendimi i Qeverisë Haradinaj është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, përkatësisht me menaxhimin e financave publike.

“E para, neve vlerësojmë së ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, në menaxhimin e financave publike. E dita, bie në kundërshtim me etiken qeverisëse dhe është haptazi konflikt interesi. 3. Vendimi tejkalon kompetencat e qeverisë. Dhe, së fundmi, krijon diskriminim në mes grupeve shoqërorë” ka thënë Hoti.

Ai ka ftuar Qeverinë që të anulojë rritjen e pagave dhe ka ftuar deputetët të votojnë këtë mocion të thirrur nga LDK e VV-je.

12/06/2019 23:36

Hoti: Negociatat VV-LDK nuk kanë përfunduar, situata është normale