Cult

Hoti priti në takim pune përfaqësues të kulturës nga Komuna e Bujanocit

05/04/2018 19:29
nga:D.I

Sot zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti ne takim drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, i shoqëruar nga koordinatori i Shtëpisë së Kulturës, Nevzad Lutfiu.

Ne takim u diskutua rreth përkrahjes dhe mbështetjes për artistet e rinj nga Kosova Lindore, e sidomos në promovimin e vlerave artistike për komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Përfaqësuesit nga Bujanoci kërkuan nga institucionet kosovare, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, që të mbështesë aktivitetet kulturore, si dhe të rritet bashkëpunimi në fushën e kulturës.

Në fund, u kërkua që Komuna e Bujanocit të vizitohet nga krerët e institucionit të MKRS-së dhe të rritet kontakti e komunikimi nga Kosova me këtë komunë.

08/11/2018 22:50

Nënkryetari i PDK-së i shkruan letër të hapur Alekasandar Vuçiqit