Lajme

Hoti premton se shpejt kthehet rryma në Prishtinë

11/21/2020 18:50
nga:F K

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar Pas ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit, shkruan GazetaBlic.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë në rregullimin e prishjes.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë. Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti./GazetaBlic

Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen