Lajme

Hoti: Për herë të parë një koalicion ka marrëveshje politike parazgjedhore

06/02/2017 07:22
nga:A. R.

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Enver Hoti ka thënë sot gjatë një tubimi në komunën e Malishevës se për herë të parë është një koalicion parazgjedhor i cili ka përcaktuar se kush do të udhëheqë vendin.

“Për herë të parë ka një koalicion, ka marrëveshje politike parazgjedhore, të cilët e kanë përcaktuar se kush do ta udhëheqë vendin. Prandaj, nëse ne e analizojmë këtë me kujdes dhe e vlerësojmë saktë, vijmë deri tek një konstatim që për herë të parë Malisheva ka fituar para se të shpallet rezultati zgjedhor”, tha ai.

Në këtë tubim foli edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili kërkoi që të mbështeten kandidatët e Nismës për Kosovën për deputet të Kuvendit të Kosovës.

12/13/2019 21:35

“ Koalicioni LVV-LDK është arritur, ka pasur marrëveshje edhe për presidentin”